Shef Arti
Shef Artemi STEFANIDHI, ka lindur në vitin 1971, në Përmet, Shqipëri.
Ai ka mbaruar studimet e larta për filozofi angleze në universitetin e Tiranës.
Me ardhjen e periudhës së tranzicionit, Arti, si shumë shqiptarë të tjerë emigroi jashtë Shqipërisë.
Arti u vendos në Greqi dhe filloi punën si pjatalarës. Puna megjithëse e vështirë e lidhi atë me kuzhinën dhe aty nisi pasioni për gatimin.
Ishte viti 1994, kur iu dha mundësia e parë, me një punë si ndihmëskuzhinier. Me pasion për profesionin dhe me vullnet, Arti përvetëson njohuri dhe eksperienca nga kuzhinierët më të mirë të Athinës, duke përmirësuar vetveten çdo herë e më shumë.
Erdhi dita dhe shef Arti filloi të jetojë ëndrrën e tij, duke punuar si Shef në restorantet më me zë të Greqisë si: “La Strada”, “Kuklaqi”, “Wet”, “Alt Berlin”, etj.
Me ide të qarta tashmë me një eksperiencë e suksese të arritura, Shef Arti, rikthehet në nëntor 2002 në Shqipëri, për të hapur restorantin e tij, në 1 mars 2003.
Nisur nga tradita, pasioni dhe prirjet e tij, Arti e pozicionoi restorantin në ‘tradicional-mesdhetar’. Gatimet e restorantit të ri ishin risi për Tiranën dhe që nga ajo kohë e deri tani restoranti vazhdon të ofrojë shije plot surpriza të këndshme si për klientët vendas ashtu edhe të huaj.
Emri i restorantit, Floga, nuk është i rastësishëm. Ai lidhet me kohën kur Arti shërbente në një nga restorantet e njohura në Greqi.
Në atë kohë zhvilloheshin Lojërat Olimplike në Athinë dhe bashkë me traditën e kalimit të Flakës Olimpike, të qujatuar Floga, dhe përgatitja dhe gatimi në restorante ndiqte këtë stafetë, ku sipas vendit që merrte Flogën (Flakën Olimpike) përgatiteshin nga kuzhinierët pjata me menutë e atij vendi.
Arti vendosi që një ditë të bëhej pjesë e kësaj stafete shekullore, ku me një menu dhe shërbim të veçantë të përcillte shijen “Floga”.
Ky vizion është udhërrëfyesi dhe destinacioni për shef Artin me restorantin e tij Floga.