Banket & Catering

Çdo event është unik. Çdo event ka një histori. Floga prej shumë vjetësh ofron me sukses shërbimin Banket edhe Catering.

Ne jemi të vetëdijshëm se porosia për një event nuk është thjesht një porosi ushqimesh që do të plotèsojë një boshllëk diku, shërbimi i kërkuar duhet të jetë në funksion të strategjisë dhe taktikave të komunikimit të klientit qoftë kompani apo individ.

Për këtë arsye, ne i kushtojmë rëndësi çdo detaji, që nga njohja e vendit ku do të zhvillohet eventi, konceptit, llojit, qëllimit, pjesëmarrësve, kërkesave dhe preferencave, programit dhe çdo informacioni tjetër të dobishëm.

Stafi Floga me ekipin e plote dhe të mirëpajisur, me përkushtimin dhe energjitë, me eksperiencën tashmë mbi dhjetëvjeçare, me filozofinë e shijes Floga, do të sjellë në event momente të mrekullueshme, të tipizuara edhe karakteristike sipas qëllimit edhe mesazhit, duke filluar që nga ngjarje e festa personale e deri te evente biznesi korporative, seminare, konferenca, etj.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në:
+355682063755
+355682063744
Ose plotësoni formën e rezervimit më poshtë:

Na shkruani:

× WhatsApp Chat